Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me koordinatorët e Partisë Republikane në Tiranë, ku ka bërë dhe një krahasim mes politikës së Kryeministrit Edi Rama, si dhe politikës së djathtë.
Gjithashtu Mediu, ka theksuar se; Rama ka shkatërruar konceptin e shtetit, duke detyruar të rinjtë që të largohen nga Shqipëria. Kreu Republikan, ka vënë në dukje qëllimin e politikës së djathtë, ku në qendër ka; vetëm qytetarin dhe liritë dhe të drejtat e tyre.
“Edi Rama shkatërroi konceptin e shtetit për të thënë që shteti jam vetëm unë dhe e bëri këtë për interesat e veta të kontrollit politik dhe ekonomik të shoqërisë, por edhe për të larguar pjesën aktive të shoqërisë nga politika, për ta parë politikën si një gjë të pavlefshme.
Më tej, varfëria, korrupsioni, bëri që një pjesë e madhe e shqiptarëve të largohen nga Shqipëria, të rinj dhe të reja profesionistë, mbi 500 mijë. Kjo është në dëm të politikës së këtij vendi dhe opozitës.
Pushtetarët mendojnë se janë një pjesë ekstra, kanë një status ekstra ligjor dhe qytetarët janë njerëz që duhet vetëm të shkojnë, si një turmë nga mbrapa. Kjo është politika që do të bëjë Edi Rama. E djathta ka një politikë tjetër; ajo vlen për qytetarin, për liritë dhe të drejtat e tij, edhe kur nuk i kupton, ta bëjmë ne si politikë që t’i kuptojë, t’i mbrojmë të gjithë së bashku. Po i lëshuam liritë dhe të drejtat sot, unë nuk e di se kur mund t’i rikthejmë më”, tha në fjalën e tij, Fatmir Mediu.
Kryetari i Partisë Republikane, ka theksuar se; vendimi i Edi Ramës për të ndaluar aktivitetet politike të opozitës, me pretendimin në luftën kundër pandemisë, ka për qëllim të shkatërrojë zgjedhjet e 25 prillit dhe të zëvendësojë marrëdhëniet e drejtpërdrejta me shqiptarët, si dhe me manipulimin e një fushate virtuale dhe votimit online.
Mediu, i ka bërë thirrje opozitës që të bashkohet në çdo qendër votimi, për t’i vënë fre manipulimit të Edi Ramës dhe tendencës së tij, për të kontrolluar gjithçka. Mediu nënvizoi se; opozita duhet të reagojë sa më shpejt, në të kundërt do të jetë shumë vonë.
“Shqetësimi im është që Edi Rama po përgatitet për një fushatë të quajtur virtuale, për votime online nëpërmjet platformës E-albania. Opozita në qoftë se mendon se do të jetë vëzhguese e procesit dhe të shikojë se çfarë do të thotë pas procesit, asnjë gjë nuk ndryshon pas procesit. E vetmja mënyrë është që ne duhet të bashkohemi në çdo qendër votimi sot si opozitë dhe të përpiqemi që t’i vemë fre manipulimit, krimit, korrupsionit dhe t’i vemë fre tendencës së Edi Ramës për të kontrolluar çdo gjë në jetën tonë, sepse do të jetë vonë në qoftë se nuk reagojmë shpejt.
Partitë politike janë institucione kushtetuese, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në komunikim me qytetarët, për të ndërtuar një marrëdhënie të ndërsjellë në shërbim të vendit dhe interesave demokratike. Me të drejtën e opozitës për të ndryshuar një qeverisje, sidomos një qeverisje të korruptar, si qeverisja e Edi Ramës. Për ta kufizuar këtë liri dhe të drejtë të qytetarëve, por njëkohësisht edhe të opozitës, ashtu siç ka bërë me kodin elektoral, siç ka bërë me përfshirjen e elementeve korruptive në procesin zgjedhor herë pas here. Edi Rama, kërkon të shtojë edhe disa elemtente të tjera, të cilat në gjykimin tim janë preukopante. Shtetin e ndërtojnë qytetarët nëpërmjet zgedhjeve të lira dhe të ndershme.
Kushtetuta, shkruhet për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe për të kufizuar sjelljen jokushtetuese dhe joligjore të qeverisë dhe ne jemi në këto kushte, ku opozita duhet të flasë fort. Pandemia kërkon angazhim të përbashkët, por mbrojtja e lirive dhe të drejtave kërkon angazhim opozitar, në bashkëpunim me qytetarët shqiptarë në çdo qendër votimi. Shumica nga ju jeni dëshmimtarë të veprimtarive të Partisë Socialiste, të insitucioneve shtetërore, të të gjitha mundësive që ata kanë për kontrolluar procesin, pa vajtur akoma në datën 25 prill”, është shprehur Mediu.
Diskutime rreth kësaj post