Një grup të rinjsh, të Lëvizjes për Universitetin protestuan sot përpara ministrisë së Arsimit duke hedhur bojë dhe kërkuar dorëheqjen e Evis Kushit nga detyra pas deklaratës së nxënësit dhe të rinjtë që morën pjesë në protestë duhet të trajtohen me psikolog në shkollë.
“Ju, zonja ministre, për ditë të tëra keni tentuar të njollosni protestën e drejtë të të rinjve. Të protestosh nuk është krim, por niveli më i lartë i vetëdijes qytetare. Krim dhe kriminale janë tentativat tuaja për të përndjekur të miturit në shkolla, a thua se nuk ka mjaftuar përzënia e mijëra të rinjve jashtë̈ vendit dhe pamundësimi i arsimimit për shumë të tjerë.
Të rinjtë e sotëm kanë nevojë për mundësi ekonomike dhe arsimim të denjë, dhe jo për psikologë të dërguar nga qeveria. Qeveria juaj ka dështuar në çdo fushë dhe ju, së bashku me paraardhëset tuaja, e keni fundosur përfundimisht sistemin arsimor në Shqipëri.
Sot mundësi për t’u shkolluar siç duhet kanë vetëm të pasurit. Për fyerjen ndaj të rinjve dhe gjithçka që shkon mbrapsht në shkollat tona, ministria që ju përfaqësoni meriton të njolloset dhe ju vetë të dorëhiqeni! Sot, se nesër është vonë” – kërkuan ata.
Në 13 dhjetor, ministrja e Arsimit Evis Kushi e ftuar në studion e “ABC”-së, pasi shprehu shqetësimin e saj për përfshirjen e fëmijëve në tubime të dhunshme, deklaroi se pasi të qetësohet situata do të punohet për identifikimin e tyre në shkolla dhe gjimnaze për t’i trajtuar me sektorin psiko-social.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post