Këngëtarja Romina Aliaj komentoi deklaratën e bërë pak kohë më pare, lidhur me faktin se nuk do këndonte kurrë serbisht e greqisht.
Romina, e pyetur nga moderatori i emisionit vazhdon t’i qëndrojë kësaj deklarate duke shtuar se nuk do t’a bënte diçka të tillë as për 1 milionë euro.
“Masakra që serbët i kanë bërë kosovareve dhe grekët çameve, nuk e lejojnë atë ta bëj diçka të tillë”, u shpreh ajo.
Gjithashtu Romina i është kthyer edhe përplasjes live me moderatorin Arian Çani duke thënë se ai nuk guxon të bëjë emision në Tiranë duke mbrojtur grekët, madje ajo premton më tej se Çanin do t’a bëj të kërcejë valle çame.
“Emisionin si grek të shkojë e ta bëjë në Greqi jo në Shqipëri”– tha këngëtarja në “N’Kosovë Show”.
Diskutime rreth kësaj post