Kryetari i PD, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se gjatë pandemisë, shqiptarët patën ndihmën më të vogël krahasuar me shtet e Europës.
Teksa publikon, një lajm ku thuhet se “PBB për frymë e Shqipërisë sa 31% e mesatares së BE-së më 2019, më të varfrit e Europës”, Basha ky është një tregues i qartë se ka ardhur koha për ndryshim.
“Vitin e kaluar shqiptarët ishin më të varfërit në Europë. Edhe gjatë pandemisë ata patën ndihmën më të ulët në rajon nga qeveria, çka ka çuar në rritje të varfërisë dhe pamundësisë për shumicën. Boll më! Është koha për ndryshim. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta”, – shkruan Basha.
Diskutime rreth kësaj post