Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është pyetur nëse do të kandidojë sërish për zgjedhje. Lleshaj tha se karriera e tij është rezultat i rrethanave të caktuara. Ai tha se nuk ka kërkuar ndonjëherë post publik me presion.
“Nuk e kam projektuar vetë rrugëtimin tim politik e ushtarak. Gjithë karriera ime nuk është projektuar, por është rezultat i rrethanave të caktuara, kur jam thirrur që të bëj një shërbim. Sigurisht kandidimi për zgjedhje është çështje e partive. Nuk mund të them nëse PS do të më ofrojë një mundësi apo jo. Do të shoh nëse pranoj, në rast se më thuhet se për çfarë bëhet fjalë. Janë shumë faktorë, që duhet të ndihesh mirë. Nuk kam kërkuar ndonjëherë post publik me presion. Për mua është e rëndësishme që në politikë të ndihem mirë”, u shpreh Lleshaj për News24.
Diskutime rreth kësaj post