Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, është shprehur se ka dhënë dorëheqjen nga posti dhe nuk ka patur shkarkim nga kryeministri Rama.
Ai tha se largimi i tij ishte si pasojë e një ngjarje të cilën e cilësoi si një “rrufe në qiell të hapur”.
“Dhashë dorëheqjen me qetësi dhe vendosmëri dhe nuk ka asgjë tjetër. Përgjithësisht mendoj që unë nuk jam person që heq dorë lehtësisht, dhe aq më tepër nuk heq dorë nën presion. Nëse do të kishte presion, nuk do të kisha lëvizur. Largimi im është si pasojë e një ngjarje, e një rrufeje në qiell të hapur që është aq dramatike që kërkoi një reflektim dhe shkaktoi një impakt tek unë”, tha Lleshaj për News24.
Diskutime rreth kësaj post