Pasi prokuroria ndaloi ditën e sotme Drejtoren e Shërbimit të Provës në Kurbin, Lindita Lelçaj, se akuzohet për korrupsion, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka firmosur menjëherë pezullimin nga detyra.
“Në vijim të informacioneve mbi ndalimin me urdhër të Prokurorisë Kurbin të shtetases Lindita Lelçaj me detyrë Drejtore e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Kurbin, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka firmosur urdhrin për pezullim të menjëhershëm nga puna”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Diskutime rreth kësaj post