Babai i Lionel Messit, njëkohësisht agjenti i tij, Jorge Messi ka mohuar raportimet se ka udhëtuar në Barcelonë për të diskutuar transferimin e djalit të tij te PSG-ja. “El Chiringuto” raportoi se aeroplani privat i Jorges ishte në Barcelonë javën e kaluar që të bënte një takim mes klubit katalanas dhe gjigantit francez.
Megjithatë, Jorge, përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se është lajm i pavërtetë. “Gënjeshtër. Kam qenë në Argjentinë që nga shtatori”, – shkroi ai.
Kujtojmë që Messit i skadon kontrata në verë dhe është i lirë që në janar të nënshkruajë kontratë paraprake me ndonjë skuadër tjetër. Dy favoritët që të nënshkruajnë më të janë Manchester City dhe PSG.
Diskutime rreth kësaj post