Duket se ‘perleshjet’ në ‘Përputhen’ nuk kanë të sosur. Puntata e djeshme iu dedikua sqarimit dhe komentit të fotove të Anës dhe Arjonit dhe mbi të gjitha deklaratës së Arjonit, e cila i habiti të gjithë.
Arjoni u shpreh se Ana kishte gënjyer, pasi në fakt, mes tyre ekzistonte një romancë, madje ai i kishte propozuar të jetonin bashkë.
Në lidhjen e djeshme në Skype, Ana e mohoi deklaratën e Arjonit.
Gjatë debatit, Ana i tha opinionistit Arjan Konomi, se po ndihej “e sulmuar” prej tij.
Arjani, i revoltuar, e cilësoi Anën të pacipë dhe e akuzoi se po gënjen.
Me sa duket Shqipja, e ka ndjekur këtë diskutim, pasi nuk zgjati shumë dhe ju përgjigj Anës në Instastory.
“Fole ti për e pacipë, ti që ia plase cipën vetes, se Arjoni doli i nderuar që nuk kthehet më, po ti që ngele në Skype dhe lutesh për atë karrige moj e pacipë”, shkruan Shqipja.
Diskutime rreth kësaj post