Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar sot Kuvendit emrin e Altin Binajt si kandidat për në Gjykatën Kushtetuese, vend i cili mbeti i lirë pas shkarkimit të Fatos Lulos, nga Vettingu.
Emri i Binajt pritet që të votohet të enjten, që do të jetë seanca e fundit për këtë vit e parlamentit.
Për këtë ka reaguar edhe ambasadorja Yuri Kim.
‘Sot, KED përfundoi vlerësimin dhe i dërgoi Parlamentit listën e kandidatëve të kualifikuar për Kushtetuesen. Kjo do të thotë që Shqipëria do të ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për Gjykatën Kushtetuese funksionale. Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve për ndërmarrjen e masave urgjente!’, shkruan ambasadorja Kim.
Aktualisht Gjykata Kushtetutese ka 4 anëtarë, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgjin, ndërsa me Binajn, numri do të shkonte në 5, por që ky institucion të jetë funksional duhet të ketë të paktën 6 anëtarë.
Diskutime rreth kësaj post