Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se nuk gjen dot një arsye logjike se pse të rinjtë duhej të digjnin pemën e Krishtlindjeve, që është një simbol për shumë familje të krishtera.
Sipas tij, djali i tij nuk do të kishte arsye që të dilte në rrugë dhe të digjte bredhin.
Më pas gazetarja i është kthyer duke i thënë se asnjë nënë shqiptare nuk do të donte që djali i saj të dilte në rrugë dhe të vritej nga policia.
Biseda e plotë:
Balla: Jam një mysliman, kam një bashkëshorte orthodokse, dhe si çdo familje shqiptare i festojmë të gjitha festat, pro nuk gjej asnjë arsye pse djali im të dalë nga shtëpia dhe t’i vendosë zjarrin pemës së vitit të ri.
Gazetarja: Asnjë familje, apo nënë shqiptare nuk do donte që të dilte djali në rrugë dhe të vritej nga policia e shtetit.
Balla: Që në fillim u mundova të ndaj policinë nga ngjarja që ndodhi. Që nga fillimi kemi 200 të vrarë nga policia e shtetit, do të ishte normale të ngrihej populli në një homazh edhe kur vritet një efektiv policie. Me sa kam parë në media, dhe mesa di, ky efektiv policie e ka thyer ligjin. Raste të tilla mund të ndodhin edhe në botë, por për fat të mirë në krye të vendit është një qeveri që vendos standardin më të lartë politik.
Diskutime rreth kësaj post