Bieta Sulo dhe Alban Dudushi të ftuar mbrëmjen e djeshme në spektaklin “Binjakët”, të dy ata kanë rrëfyer çdo të pathënë që nuk kemi ditur në lidhje me raportin e tyre. Kur u pyet se çfarë e tërhoqi në fillim tek Bieta, Albani tha se gjëja e parë që i kishin bërë përshtypje ishin flokët e moderatores.
Ndërsa për sa i përket puthjes së tyre të parë, ata kanë pohuar se ka vonuar pak, duke qenë se pritën sa ndjenjat të përputheshin me trurin.
Çifti treguan se kanë plan të zgjerojnë familjen e tyre, madje gjithçka e kanë më se të qartë. Bieta dhe Albani shprehën dëshirën për të pasur edhe dy fëmijë të tjerë, e madje moderatorja tha se e mira do të ishte që të ishin binjakë.
Për sa i përket anës profesionale, Albani nuk preferoi të tregonte arsyen e largimit nga Top Channel, duke theksuar se tashmë ka nisur një marrëdhënie të re me Vizion Plus.
Diskutime rreth kësaj post