Gjatë një interviste, avokati Spartak Ngjela ka ngritur pikëpyetjen e madhe. “Si ka mundësi që të përfshihen fëmijët në këtë protestë?”, është shprehur Ngjela.
“Ju mendoni se fëmijët kanë dalë vetë? Shumica janë romë, po i paguajnë. Është një turp. Edhe policia po tregohet jashtë mase profesionale.
Policinë po e drejtojnë ekspertët e jashtëm. Fëmijët nuk i kap ligji. Ky është fakt, fakti është se kemi fëmijë të vegjël që po thyejnë qytetin. Kush i sjell këta fëmijë? I sjell krimi? Minorenët nuk dalin vetë në protestë, nuk e dinë se çfarë është protesta. Fëmija është i paguar. Si rregull kush e paguan fëmijën? Krimi i organizuar”, – tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post