Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një moment emocionues në historinë e Kosovës.
“Dy vjet më parë Kuvendi i Kosovës miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës. Një ëndërr për të gjithë ne, veçanërisht për ata që dhanë jetën për Kosovë. Ushtria e Kosovës nuk ishte një meritë personale, ajo ishte një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara për popullin e Kosovës. Sot, vajzat dhe djemtë e rinj janë pjesë e Ushtrisë, të gatshëm për t’i shërbyer vendit të tyre, kurdoherë! Urime!”, – shkruan Pacolli.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post