Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se më në fund bëhet realitet tregu i përbashkët elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë, një projekt i nisur 10 vjet më parë, për të cilin kryeministri zbuloi sot arsyen që e bllokoi zbatimin e saj për vite me radhë.
Rama tha vetoja e Serbisë për të njohur pavarësinë e rrjetit të transmetimit të Kosovës ka qenë arsyeja pse pas përfundimit të projektit në vitin 2016, ai nuk mori jetë. Për zgjidhjen e këtij ngërçi, Rama ia atribuoi meritat të ashtuquajturit Shengenit Ballkanik dhe iu përgjigj të gjithë kritikëve. Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. Ai shprehet: “Çbllokimi i projektit nuk ka asnje lidhje me Minishengenin siç mashtron Zografi bis, i cili kerkon keshtu ti japi meriten mikut te tij Vuçiç, por, siç eshte bere boterisht e ditur, eshte rezultat i nderhyrjes se vendosur e te prere te qeverise gjermane dhe kancelares Merkel”.
Postimi i Berishës
“Pershendes unifikimin e rrjetit energjitik Shqiperi – Kosove!
Miq, autostrada energjitike Shqiperi – Kosove qe u inaugurua sot, eshte nje projekt qe u ideua, u projektua, u garantua financimi, u tenderua dhe u shpall fituesi dhe nisi ndertimin para dhe gjate vitit 2013 dhe qe perfundoi se ndertuari ne vitin 2016.
Ky projekt shenon pavaresine energjitke te Kosoves dhe bashkerendimin e shfrytezimit racional te burimeve e ergjitike te Shqiperise dhe Kosoves.
Kete projekt e bllokoi per kater vite me radhe miku i ngushte i Zografit Bis, presidenti i serbomadhise Aleksander Vuçiç.
Çbllokimi i projektit nuk ka asnje lidhje me Minishengenin siç mashtron Zografi bis, i cili kerkon keshtu ti japi meriten mikut te tij Vuçiç, por, siç eshte bere boterisht e ditur, eshte rezultat i nderhyrjes se vendosur e te prere te qeverise gjermane dhe kancelares Merkel.
Me kete rast te dashur miq, le te urojme inaugurimin e autostrades energjitike midis Shqiperise dhe Kosoves si nje ngjarje me rendesi te madhe ne krijimin e nje hapesire unike ekonomike energjitike shqiptare dhe te falenderojme me mirenjohje qeverine gjermane per financimin e plote te linjes 400 KË Tirane – Prishtine dhe nderhyrjen e vendosur te saj per çbllokimin e funksionimit te saj. sb” – shkruan Berisha.
Diskutime rreth kësaj post