Presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nuk i kursen akuzat ndaj zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Pas dhënies së vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk i dha të drejtë në procesin e rinumërimit të votave në disa shtete, Trump ka reaguar i revoltuar në rrjetet sociale, duke i konsideruar “pula”.
Trump mendon se ky është një procedurë absurde e ndjekur nga Gjykata e Lartë, por paralajmëron se nuk do të dorëzohen.
“Fakti që Gjykata e Lartë nuk do të gjente qëndrim në një çështje juridiksioni origjinal midis shumë shteteve, përfshirë atë të Presidentit është absurde. Ata ‘pula’ nuk janë të denjë të vendosin për atë që ka meritat. Shumë keq për vendin tonë. RINOS që drejton aparatin shtetëror të votimit na ka shkaktuar këtë problem, ku lejon demokratët që të mashtrojnë kaq hapur në përpjekjen e tyre për të vjedhur zgjedhjet, të cilat ne i fituam me shumicë votash. Dhjetëra miliona fletëvotimi rastësisht të dërguar me disa njerëz që votuan dy, tre ose katër fletë votimi. Ne kurrë nuk do të dorëzohemi!”, shkruan Trump.
Diskutime rreth kësaj post