Ditën e djeshme, partnerja e Sinan Hoxhës, Andrra Destani, ka konfirmuar lajmet e pritjes së ëmbël të cilat i kishte mohuar më herët.
Ajo dhe Sinani po bëhen prindër për herë të dytë, ndërsa në Instagram partnerja e këngëtarit publikoi foto me barkun e rrumbullakosur.
“Pritja me e embel, e lumtur dhe mirenjohese per cdo sekond te jetes, te presim me padurim!”- shkruante Andrra krahas fotos ku u shfaq e veshur me fustan të bardhë.
Pasi dha lajmin e bukur të pritjes së ëmbël, partnerja e Sinanin nuk mundi të mos zbulonte edhe gjininë e bebushit që po pret.
Për të gjithë ndjekësit e saj, Andrra ka treguar se çifti po bëhet sërish me djalë. Pra, i vogli i tyre Ansi po bëhet me vëlla.
Në fakt, kjo ishte edhe dëshira e tij për këtë fundvit, e cila më në fund është plotësuar.
“Kete fundvit, esenca e atmosferes festive ne familjen tone eshte pohimi i lutjeve te Ansit!
Falenderuese pafund Zotit, per dhuraten me te bukur te Ansit, nje vella… Nje perkedhelje e embel per Ansin po vjen…”– ka shkruar ajo.
Diskutime rreth kësaj post