Kryebashkiakja e Shkodrës Vlotana Ademi dhe 45 persona të tjerë janë vendosur nën hetim për akuzën e organizimit të pro.te.stës që përfshiu qyteti verior ditën e djeshme.
Gjithashtu policia ka vendosur nën hetim dhe 2 punonjës të zjarrëfikëses për shpërdorim detyre pasi dyshohet se kanë mbërritur me vonesë pranë selisë së PS-së për shuarje e flakëve.
Mes personave të proceduar janë dhe 17 minorenë të cilët janë nën aku.zën e shkatë.rrimit të pronës.
Policia njofton se këta persona kanë dëm.tuar disa institucione publike si dhe kanë ushtruar dhu.në ndaj efektivëve të policisë. Ata kanë shkat.ërruar xhamat e dyert si dhe kanë nxjerrë e djegur orenditë që ndodheshin brenda selisë së PS-së në Shkodër.
Policia në bazë të pamjeve filmike, policia ka vendosur nën hetim 17 minorenë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu janë proceduar si organizatorë të kësaj pro.tes.te, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme Voltana Ademi si dhe disa persona me iniciale A. S., A. Q., Z. Gj., S. H. , N. M., L. M. dhe I. Q.
Njëkohësisht do të hetohen për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” edhe 21 persona të tjerë të tjerë.
Mes personave të piketuar nga policia ishin dhe 2 punonjës të zjarrëfikëses me iniciale T.T. dhe R.B. për shpërdorim detyre. Ata dyshohen se kanë reaguar me vonesë pas njoftimit për ndërhyrjen dhe shuarjen e flakëve përpara godinës së selisë socialiste.
Në fund policia ka një apel për të gjithë prindërit të mos lejojnë fëmijët të marrin pjesë në tubime të tilla ku përfshihen veprime të dhu.nshme pasi rrezi.kojnë jetën e tyre.
Diskutime rreth kësaj post