Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj vazhdon të komentohet në media e rrjete sociale për shkak të deklaratave të saj. Një javë më parë ajo ishte e ftuar në “Shiko Kush LUAN” dhe në sfidën e ringut që realizoi iu drejtua kjo pyetje: “Cilin do të kishe dashur të puthje, puthe tani dhe mos e godit”. Ajo u përgjigj duke dhënë emrin e Andit.
Mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan” ishin të ftuar të gjithë konkurrentët e programit, mes tyre dhe Andi, i cili u pyet nga Luana nëse do e puthte Shqipen.
“Kam pak punë sot, i kthej përgjigje herë tjetër!”, tha Andi ndërsa Luana i kërkoi të thonte “Po ose Jo”.
Andi refuzoi ta puthte Shqipen duke thënë “JO”.
Diskutime rreth kësaj post