Mbrëmjen e sotme është një puntatë ndryshe në ‘Shiko Kush Luan’. Të ftuar janë personazhet tashmë shumë të komentuar të emisionit Përputhen, si edhe Bora Zemani dhe Arjan Konomi.
Ky i fundit duke iu përgjigjur disa pyetjeve për BigBrother ka shpërthyer në lot. Ai duhet të jepje një opinion të tijin për personazhin më të mirë dhe atë më pak të mire në fusha të ndryshme si: “Prezantim”, “Politikë”, “Big Brother”, “Për’puthen” dhe “Art”.
Teksa në ekran u shfaq “Big Brother”, Arjani ndryshe nga fushat e tjera ndaloi dhe zgjodhi të fliste vetëm për një personazh si atë më të mirin ndër vite. Zgjedhja e tij ishte e ndjera Adela Xhamani, e cila humbi jetën papritmas. Teksa fliste për Adelën, opinionisti i njohur ishte me sy në lot duke thënë se ajo ishte një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar.
“Kjo është jeta dhe në jetë duhet të përpiqemi gjithmonë të luftojmë”, kështu ishte Adela, u përpoq, erdhi nga një realitet i zi, i trishtuar, krijoi shumë polemika në televizion dhe çau pa e va rë mendjen për atë që mendonte opinioni, për atë që u thonin njerëzit, arriti një karrierë në television, në gazetari, por fati i saj ishte ky. Ndaj duhet të kërkojmë të “luftojmë”, pasi jeta është e shkurtër.”, u shpreh Konomi duke emocionuar të gjithë teksa e përfundoi kështu: “Ia kisha borxh Adelës”.
Diskutime rreth kësaj post