Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u ka kërkuar autoriteteve në botë të shpallinn një gjendje të jashtëzakonshme klimatike, ndërsa hapi sot një samit virtual me qëllim rifillimin e përpjekjeve për të luftuar ngrohjen globale, pesë vjet pas Marrëveshjes së Parisit.
“Sot unë u bëj thirrje udhëheqësve botërorë të deklarojnë një gjendje të jashtëzakonshme klimatike në vendin e tyre, derisa të arrihet neutraliteti i karbonit”, tha ai.
Kreu i OKB-së theksoi se nevojiten përpjekje të konsiderueshme tani për të zvogëluar emetimet globale me 45% deri në vitin 2030 në krahasim me nivelet e vitit 2010. Guterres kritikoi vendet e pasura për shpenzimin e parave të rimëkëmbjes pandemike në lëndët djegëse fosile.
Guterres tha se 38 vende kishin shpallur tashmë një emergjencë klimatike dhe ai u bëri thirrje udhëheqësve në të gjithë botën që të bëjnë të njëjtën gjë, pasi emergjenca do të mbaronte vetëm kur të arrihej neutraliteti i karbonit.
Një numër i emetuesve më të mëdhenj të karbonit duke përfshirë Australinë, Arabinë Saudite, Rusinë dhe Meksikën, nuk po marrin pjesë, pasi veprimet e tyre klimatike nuk u gjykuan mjaft ambicioze.
Diskutime rreth kësaj post