Si rrallëherë ajo flet për kryeministrin.
Moderatorja Rudina Magjistari pati të ftuar në studion e saj në një nga puntatat e realizuara kastën e aktorëve të filmit “I Love Tropoja”.
Ata kanë rrëfyer disa prapaskena nga xhirimet e filmit që po shfaqet aktualisht në Pallatin e Kongreseve, ndërsa Ermal Mamaqi tha se një prej roleve të veçanta ishte edhe ai i kryeministrit Edi Rama.
Por në këtë moment ka ndërhyrë Rudina, e cila e ka cilësuar rolin e Ramës si “horror”.
“Për një moment e ktheu komedinë në horror, ta pranojmë se i trembi të gjithë”, tha Rudina Magjistari.
Edi Rama ka rolin e dajës së Ermal Mamaqit në këtë film.
Ai shfaqet vetëm pak çaste i maskuar me paruke me flokë të gjata ndërsa njërin sy e ka si reptilian.
Diskutime rreth kësaj post