Reali i Madridit është një klub i madh, por kjo s’do të thotë se çdo trajner që shkon tek Reali do të ketë sukses. Përkundrazi, ata ë kanë pasur sukses të gjatë janë të paktë. Dhe i veçantë mund të konsiderohet edhe Zinedin Zidane.
Që i ka dhënë Realit si lojtar e trajner dhe madje është tekniku që ka hyrë në histori, pasi ka fituar tre tituj rresht të Champions League. Pas një pauze njëvjeçare, Zidane u rikthye në krye të Realit të Madridit dhe tani po përpiqet të ringrejë ekipin në nivele të larta, edhe pse ecuria e këtyre jajave të fundit ka qenë mjaft e dyshimtë.
Por, në fakt, dy fitoret radhazi ndaj Seviljes në La Liga dhe Borusia Munshengladbah në Champions sukses që i siguroi jo vetëm kualifikimin por edhe vendin e parë në grup Realit, është rikthyer qetësia në kampin e “Los Blancos”, me stolin e Zinedine Zidane që tashmë nuk është më në pikëpyetje. Ndaj gjermanëve të Gladbah falë dy golave të Benzema në pjesën e parë trajneri francez arriti fitoren e tij të 150-të në stolin madrilen. Zidane ka 105 fitore në La Liga, 28 në Champions League, 8 në “Copa del Rey”, 4 në Kupën e Botës për Klube, 3 në Superkupën e Spanjës dhe 2 në Superkupën e UEFA-s. Skuadra ka shënuar 536 gola gjatë kohës së tij në krye. Por edhe pse është një nga trajnerët më fitues në historinë e “Los Blancos”, Zidane nuk mendon se mund të jetë një Aleks Ferguson për Realin.
“Kurrë nuk do të jem Aleks Ferguson i Real Madridit. Dua të argëtohem dhe nuk e di se sa kohë do të qëndroj këtu. Thjesht mendoj se sa me fat jam që ndodhem këtu, por nuk e di deri kur”, – u shpreh francezi.
Të shtunën Reali ka një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme pasi do të sfidojë kryesuesit e Atletikos në derbi. Ndërkohë, në krah të Zidanit kanë dalë figurat e Realit, madje dhe presidentët e mëparshëm të klubit madrilen. Një ndër ta, Kalderon, i cili beson se tekniku francez ka shkëlqyer si trajner i “Los Blancos” dhe e meriton të qëndrojë dhe më tej në krye të skuadrës. Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Kalderon, beson se Zinedine Zidane do të mbajë punën e tij te “Los Blancos” përkundër që është rritur presioni ndaj tij. 48 vjeçari nuk e ka vendin e sigurt në stolin Madrilen pasi në 11 ndeshje ka mbledhur 20 pikë, me ç’rast mban vendin e katërt në tabelë. Derisa fitorja e së mërkurës ndaj Borusia Munshengladbahut në Ligën e Kampionëve i siguroi kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.
Mauricio Poçetino është lidhur me marrjen e postit të trajnerit të Realit, megjithatë ashtu nuk mendon Kalderoni. “Ajo çfarë ka bërë deri më tani Poçetino, ai është njëri ndër top trajnerët në botë. Prandaj ai mund të menaxhojë secilin ekip. Jam i sigurt se Zidane do të jetë këtu, mendoj se e meriton. Me siguri për këtë sezon Zidane do të jetë në stol dhe më pas të shohim”, ka thënë Kalderon. Theksojmë se Reali i Zidanit e kaloi provën në Champions dhe tani do të ketë kohën e mjaftueshme për të menduar për sfidat e ardhshme në këtë aktivitet, ndërsa i duhet sforco të kalojë problemet në kampionat, ku rivaliteti me Atletikon dhe Barçën mbetet i madh.
Diskutime rreth kësaj post