Komisioni i posaçëm për raportin e Dick Marty ka zhvilluar mbledhjen e konstituimit.
9 anëtarët e votuar nga parlamenti kanë zgjedhur dhe relatorët Klotilda Bushka dhe Elena Xhina, si dhe sekretariatit teknik.
Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja qartësoi që nuk është një komision hetimor, por një komision i cili do të sqaroi akuzat e shprehur në raportin e Dick Marty, i miratuar në vitin 2011 në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Komisioni në fund të mandatit të tij 3 mujor do të dalë me një projekt rezolutë që do të votohet nga parlamenti.
Diskutime rreth kësaj post