Thirrja e Ermal Mamaqit për t’u bërë pjesë e trajnimeve të tij se si të bëhesh person i suksesshëm shkaktoi mjaft reagime në rrjetet sociale.
Aktori i njohur Ermal Mamaqi ka reaguar ashpër ndaj Laert Vasilit dhe disa personazheve të tjerë.
Ai shkruan se Laerti i dhimbset pasi ka ngelur me trauma!
“Lexova një lajm që tregonte se Laert Vasili dhe disa të tjerë ishin mbledhur në një studio televizive që të analizonin gabimet ortografike të Posterit Jozyrar që doli në Portale.
Siç e kam thënë disa herë që ai Poster me vlerën 24.000 Euro nuk është publikuar asnjëherë nga unë, nuk është Zyrtar dhe minimalisht këta Profesorët e Gjuhës Shqipe mund të bënin një pyetje shumë të thjeshtë përpara se të eksitoheshin në këtë nivel.
Dhe pyetja që mund të më bëhej në një telefonatë mund të ishte: Ermal, a e ke shkruar ose publikuar ti këtë Poster?
Unë do thoja jo dhe paqja në botë do të binte përsëri…
Laert me dhimbsesh… Më vjen keq që ke ngrënë çoka nga babi. Fatkeqësisht dhuna atëherë ka qënë modë. Sigurisht edhe unë jam prekur nga sllogani “Kush të rreh të do”.
Sidoqoftë e shoh që ke nevojë për një këshillim mik… Dhuna e babit për gabimet ortografike të ka lënë një traum që të pengon të jetosh i qetë… Je i terrorizuar nga gabimet ortografike dhe nuk kupton ku është thelbi i diskutimit. Kapesh me një foto që në fakt nuk e kam publikuar unë dhe nuk është zyrtare.
Sigurisht edhe unë nuk jam dakort me gabimet. Sa për informacion, ai punonjës i ekipit tim nga i cili rrodhi dhe ajo pjesë e draftit të papërfunduar, ka jetuar një kohë të gjatë në fëmijërinë e tij në Greqi dhe ja… e bëri gjëmën. Të siguroj që për këtë Herezi që bëri, atë punonjës do e “varim” te Skënderbeu. Që ta marrin vesh mirë ata që ngatërrojnë gërmën Ë.
E ke nga druri Laert… Dhe Subkoshienca jote lidh drurin e fëmijërisë për gabimet ortografike, me drurin që ha tani herë pas here për gjëra të tjera…
Siç e sheh njerëzit po vdesin, janë pa shpresë dhe e vetmja gjë për të cilën nuk kanë nevojë është mllefi yt për çdo gjë që merr frymë…
Uroj ta kalosh këtë moment dhe të ftoj në takimet e mia që të kuptosh vërtet se sa është vlera e vërtetë e trajnimeve që bëj unë dhe skuadra ime.
Pres me padurim të të shoh te Fredi ose diku tjetër se ti më argëton pamasë, sidomos kur të pyesin për tema pa lidhje me ty të cilat ti i interpreton skiç në karrige.
Forca mik dhe mos vrit veten po pe ndonjë gabim diku aty…Nuk është faji yt… Ti nuk do hash me çoka. Ndrysho mendimet se do mbesësh gjithë jetën “i varfër”.
Ku i dihet… Ndoshta Fred Djali bën tjetër emision që të më ftojë mua dhe shokët e mi që të shajmë ca të tjerë që nuk janë aty”, – shkruan Ermal Mamaqi.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post