Dojna Mema duket se është bërë nostalgjike teksa ka hapur arkivat e fotografive, duke zbuluar se kujt i ngjan më shumë.
Moderatorja ka publikuar një foto me gjyshen nga ana e babit, me të cilën duhet thënë se ka një ngjashmëri shumë të madhe.
“Gjyshja ime tjetër, nga ana e babit, që nuk e jetova gjatë. Po shihja albumin dhe më duket mua apo kemi ngjashmëri të madhe?“, ka shkruar Dojna krah fotos me gjyshen.
Ndërkohë me gjyshen nga ana e mamit Dojna na ka prezantuar të gjithëve prej vitesh, pasi i hapi llogari në Instagram: ‘gjyshja e Dojnës’, ku ndan shum video të lezetshme me ndjekësit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post