Juristi Romeo Kara ka dalë me një sugjerim për të gjithë demokratët që e sulmojnë dhe e quajnë propagandë talljen e tij me gafat e Lulzim Bashës.
Kara i sugjeron të mos merren me çfarë thotë ai, por demokratët të mbledhin Lulin që të mos lëshojë broçkulla, se të tjera tallje do të pasojnë dhe shkaku është vetëm Luli.
Postimi i plotë:
“Hall i madh eshte kur bariu dhe kopeja kane të njejtin problem.
Dihet qe Luli ka kohe qe paraqet deficensa ne llogjiken matematike, gramatike, shqiptim fjalesh dhe me gjere.
Dihet gjithashtu qe une dhe shume si une, kemi në kete rast lluksin, te tallim trapin me gallatat pambarim të pretendentit për kryeminister.
Kete tallje të sinqerte, pasuesit e Lulit ma etiketojne si propagande, duke mos menduar, vleresuar dhe analizuar se propaganda ka lidhje me perdorimin e mashtrimit në funksion të nje kauze politike.
Perkundrejt tyre une ngre vetem pyetjen: eshte propagande (mashtrim) të tallesh lulin me Lulin, apo t’a serviresh ate si burre shteti?
Keshille për ta: mos u merrni me cfare them une, por mblidhni Lulin te mos leshoje brockulla te tjera se tallja eshte pasoja ndersa Luli eshte shkaku.”, shkruan Kara.
Diskutime rreth kësaj post