Sekretari për marrëdhëniet me mediat, Alfred Peza është shpreh se mos mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare brenda këtij vitit erdhi jo vetëm problematikat e brendshme të vendeve të BE, por edhe deklarata e Presidentit Ilir Meta, i cili kërkoi që kjo konferencë të mbahet pas zgjedhjeve të 25 prillit në mënyrë që të shikohet ecuria e tyre.
Në një intervistë për Report Tv, Peza tha se këto deklarata të Metës tregojnë se në fakt për disa njerëz më e rëndësishme është partia se sa e ardhmja e Shqipërisë.
“Shqipëria është në stadin e zhvillimit demokratik ka problematikat e veta, por në këtë rast i ka plotësuar kushtet për deri sa drita jeshile është dhënë dhe ka mbetur vetëm mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare. Vetë shqiptarët ndonjëherë janë bërë pengesë dhe rasti më i fundit është deklarata e Presidentit Meta, i cili përndryshe nga Presidenti i Europës, deri sa të jenë zgjedhjet, nëse Gjermania e Merkel kanë lobuar që Shqipëria të organizojë konferencën brenda këtij viti, vjen Meta dhe kërkon në mënyrë indirekte vendosjen e pengesave për ta shtyrë këtë proces përtej zgjedhjeve pasi për disa politikanë partia është mbi Shqipërinë”, tha Peza.
Diskutime rreth kësaj post