Pak ditë më parë Shqipja publikoi një foto ku pretendonte se ishte Tea dhe Andi, madje kjo fotot shkaktoi mjaft debat në rrjet.
Edhe pse portalet zbuluan se vajza në foto ishte ish e dashura e Andit, e cila jeton në Gjermani, Shqipja vazhdoi e bindur se ajo është Tea. Ditën e djeshme reaguan edhe dy protagonistët.
Gjatë puntatës së “Për’Puthen”, Andi përgënjeshtroi këtë lajm duke thënë se këto foto janë shkrepur në Gjermani, ndërkohë që Tea ka konfirmuar se ka qenë në Fier duke ndjekur shkollën në atë kohë.
Më tej, Tea tha se kjo që bëri Shqipja është vepër penale, pasi ka prishur imazhin e një personi publik.
“Prishja e imazhit të një personi publik dënohet me ligj, është vepër penale”, tha Tea.
Pas kësaj deklarate, Shqipja ka reaguar me një video të publikuar në Instastory ku dëgjohet Tea duke i thënë gjatë një debati: “Shqipe vetëm femër nuk je”.
“Kjo është vepër penale dhe nëqoftëse do flasim për vepra penale kam shumë të regjistruara, s’di kë të nxjerr përpara”, shkruan Shqipja.
Diskutime rreth kësaj post