Mbrëmjen e djeshme kreu i PR, Fatmir Mediu foli për kërkesën që i ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimin e Komitetit të Ekspertëve për të ndaluar grumbullimet e më shumë se 10 personave duke përfshirë këtu edhe aktivitetet politike.
Mediu u shpreh se liritë atij nuk mund t’ia mohojë Rama pasi i fitoi në vitet ’90 në përplasje me ‘baballarët’ e tij.
Në lidhje me këtë deklaratë të Mediut, ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara.
Postimi i plotë:
“Keta qe pretendojne se fituan në 90, pse nuk fituan me perpara, por duruan 45-vjet diktature?
Kush prej tyre ka bere konkretisht opozitarin qofte edhe nje sekonde, perpara vitit 90?
Keta jane vetem sharlatane qe nuhaten eren e pushtetit dhe qe kane fituar vetem nje beteje në jete, ate të vjedhjes, grabitjes, rrenimit dhe shkaterrimit të vendit të tyre dhe popullit qe u besoi atyre.
Keta burreca, duhet të presin të pakten te largohemi ne nga kjo bote, qe të tregojne perrallat me trimerite e tyre.
Sic eshte teresisht falls heroizmi i tyre, ashtu eshte fallse edhe demokracia qe gatuan keta.”, shkruan juristi Romeo Kara.
Diskutime rreth kësaj post