Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka reaguar duke dhënë një mesazh të fuqishëm në 30 vjetorin e lëvizjes studentore të dhjetorit.
Sipas Kryemadhit, ashtu si të rinjtë e 30 viteve më parë, është rinia e sotme që mund t’i japi Shqipërisë drejtimin e ri për të cilin kemi nevojë. Një Shqipëri ku kushdo gjen shpresë, ku të gjithë kanë mundësi për punësim të mirë paguar, ku çdo shqiptar ëndërron ta bëjë Shqipërinë shtëpinë e tij.
Postimi i plotë:
“30 vjet më parë, rinia e Shqipërisë ndezi një shpresë të re duke i dhënë vendit tonë një drejtim të ri. Kurajoja dhe vizioni i tyre çeli rrugën e afrimit të vendit tonë me familjen Europiane.
Ashtu si të rinjtë e 30 viteve më parë, është rinia e sotme që mund t’i japi Shqipërisë drejtimin e ri për të cilin kemi nevojë. Një Shqipëri ku kushdo gjen shpresë, ku të gjithë kanë mundësi për punësim të mirë paguar, ku çdo shqiptar ëndërron ta bëjë Shqipërinë shtëpinë e tij.
Unë do të vazhdoj të mbështes të rinjtë, jo vetëm me fjalë por me veprime, sepse është rinia e sotme që do të krijojë një të nesërme më të mirë në Shqipëri. Ne duhet të punojmë për të mbështetur fort brezin e ri dhe t’i japim atyre të gjitha mundësitë që kanë nevojë për të qëndruar në Shqipëri.
Kemi nevojë për ndihmën e brezit të ri, që ta ndihmojë Shqipërinë të distancohet nga dështimet dhe që misioni kombëtar ‘Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa’, i cili ka 30 vjet që kumbon si thirrje, të mos përplaset më në murin e një politike që nuk dëgjon, por vetë ata të ndërtojnë Shqipërinë shtëpi të tyre.
Shqipëria duhet të flasë më shumë me zërin e të rinjve të mrekullueshëm që kemi!
Është koha e tyre!
Le t’i dëgjojmë!” – shkruan Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post