Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli komentoi aktualitetin politike në vend, duke u shprehur e indinjuar nga Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës.
Topalli u shpreh se Basha gjatë këtyre viteve në krye të selisë blu ka tradhtuar në radhë të parë anëtarët e partisë dhe më pas edhe vendin tij.Ish kryeparlamentarja e tha e prerë se për sa kohë Basha do jetë në opozitë, kryeministri Edi Rama do të jetë në krye të vendit.
“Nuk e kisha menduar se PD do të ruante vetëm siglën dhe germën e PD e do të kthehej në një forcë politike të mbyllur duke mbyllur kartën morale. Një vend që ka 33% të varfër ekstremë, 60% e të varfërve që nuk ka mundësi që të sigurojë bukë. Vendi i parë në botë të të rinjve të larguar nga vendi. Përgjegjësia më e madhe është e kryetarit të qeverisë. Është e kundërta e asaj që thonë, faktet, qëndrimet,vendimet kanë treguar se kemi pasur një mungesë qeverisje, një opozitë të munguar, plakje, pasigurie që e ka bërë që çdo shqiptar ta humbi shpresën se ky vend nuk do të bëhet.Shqiptarët ikin se nga qeveria nuk mund të gjejnë asgjë për të përballuar të ardhmen në shtëpinë e tyre, shqiptarëve u mungon shpresa, politika nuk jep shpresë dhe marrin vendimin e vështirë që të lenë shtëpinë e tyre dhe të marrin rrugët e botës duke mos ditur ku të ikin, është një dramë, por do të jetë një problem shumë i madh, nëse ikën rinia nuk ka të ardhme.”, tha Topalli.
Diskutime rreth kësaj post