Deputeti Eljo Hysko ka folur rreth marrëdhënies së tij me kunatën, Orinda Huta. Ai u shpreh se që kur Orinda ka hyrë në familjen e tyre kanë patur një raport shumë të mirë dhe të afërt.
Sipas tij, ata kanë një raport shumë shoqëror.
Ndërkohë i pyetur se çfarë duhet të ndryshojë Orinda, me shkaka deputeti u shpreh se duhet që të zvogëlojë dollapin e këpucëve.
Kur u pyet se tani e ka më të lehtë për të gjetur nusen, Hysko tha se mami i flet ndonjëherë rreth kësaj teme, por që i bie larg e larg.
“Filani ka gjet një gocë shumë të mirë, një kushëri kështu, fisteku ashtu. Por për mua është akoma herët për nuse”, – tha Eljo.
Diskutime rreth kësaj post