Artistja e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe ka shprehur vlerësimin dhe admirimin e saj për një tjetër artsite të muzikës, Adelina Ismailin.
Aurela do të jetë e ftuar në emisionin e Adelinës por nuk ka harruar të tregojë dashurinë dhe respektin që ka ruajtuar për Adelinën ndër vite.
“Mbase ne të dyja s’kemi pasur mundësinë të rrufisim kafe të gjata e të shijojmë shoqërinë e njëra-tjetrës e mbase largësia s’na ka dhënë mundësinë të jemi shoqe, por, kjo s’më ka penguar të shpreh admirimin tim për Adelinën. Kjo,jo sot. Absolutisht që jo. E kam admiruar qysh kur e kam parë p?r herë të parë në sken? dhe doza e admirimit nuk u ul kurrë gjatë viteve.
Unë i dua guximtarët , sidomos kur ato janë vajza.Adelina është kjo që është sepse ka qënë e vërtetë ne atë që shfaqte në skenë, qysh fëmijë ,në adoleshencë e tani.Në fund të fundit ne percjellim energjitë, valët tona , e ajo,@adelinaofficiel mua më ka percjellë energjinë e njeriut që do skenën në të gjitha dimensionet.
Kur mora ftesën te jem e ftuar në programin e saj, thjeshte nuk mund të refuzoja dikë që admiroj e respektoj… shkova të ndaj energjinë me të,si me një mike të vjetër tek e cila ke besim se të jep vetëm dashuri”, – shkruan Aurela krah postimit të saj.
Diskutime rreth kësaj post