Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur dhe raportin e tij me figurat kryesore politike në vend, Meta-Berisha Basha.
“Presidenti Meta që nga koha e hershme e tij si Kryeministër dhe në të gjithë postet e tij ka qenë mjaft i respektueshëm ndaj gjithë neve të Kosovës, jo vetëm të UÇK por të gjitha strukturave të tjera. Na ka dhënë më shumë kohë, ka qenë i disponueshëm për të na dëgjuar dhe kjo e ka bërë shumë të afërt prej shumë prej nesh. Në të njëjtën kohë kam komunikuar në mënyrë të rregullt me ish-kryeministrin Berisha, në vazhdimësi në etapat që kanë kaluar edhe me kryetarin Basha mbajmë një komunikim të kujdesshëm”, – tha ai për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post