Prokuroria e Posaçme kërkon një vit burg për Luan Dacin, gjyqtarin e Kolegjit te Posaçëm të Apelimit. Daci akuzohet për “falsifikim dokumentesh”. Për prokurorinë, Daci ka falsifikuar dokumentet kur aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së.
Lidhur me këtë ka reaguar avokati Ylli Manjani, ku thotë se Luan Daci nuk është i vetmi që ka fallsifikuar letrat për t’u përzgjedhur në strukturën e Vetting.
“Doni një fakt të thjeshtë? Vini re përse kur flet i huaji në anglisht ata vendosin kufje?! E pra siças ligjit ata që shërbejnë aty duhet të jenë ekselentë në gjuhën angleze. Të mos hyjmë pastaj tek pagesa e taksave, konflitet e interesit apo përvoja në punë”, shkruan Manjani.
Postimi i Manjanit
“Meqë ra fjala, Luan Daci nuk është i vetmi që ka fallsifikuar letrat për t’u përzgjedhur në strukturën e Vetting.
Në atë strukturë ka të tjerë, që dukshëm nuk i plotësonin kushtet ligjore për të shërbyer aty. Por u përzgjodhën se i kishin letrat “në rregull”.
“Në rregull” i kishte dhe Luani, por ja që spaskan qenë tamam ashtu.
Doni një fakt të thjeshtë?
Vini re përse kur flet i huaji në anglisht ata vendosin kufje?!???? E pra siças ligjit ata që shërbejnë aty duhet të jenë ekselentë në gjuhën angleze.
Të mos hyjmë pastaj tek pagesa e taksave, konflitet e interesit apo përvoja në punë.” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post