Për shkak të shirave dhe erës së dendur, kapiteneria e Vlorës ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit.
Pezullimi do të zgjasë deri ditën e nesërme, 4 dhjetor në orën 18:00, ku sipas tytë pritet të ketë një përmirësim të motit.
“Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 24 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jenë si më poshtë: Era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 5-6bft brenda gjirit të Vlorës;
Era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 6-7bft jashtë.Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike do të jetë në datën 04.12.2020 mbas orës 18:00.
Janë pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit”, njofton kapiteneria.
Diskutime rreth kësaj post