Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shpalosi pikëpamjet e partisë së tij. Ai thotë se me kufizimet e Kodit të ri Zgjedhor, varianti më i mirë i opozitës është të garojë në zgjedhje me dy lista, LSI-ja të dalë më vete, dhe PD-ja të qëndrojë me aleatët.
“Në kushtet që jemi maksimizohet vota nëse gjendet gjuha e përbashkët se janë disa parti aleate, është ndarja në dy lista. Basha edhe në takim me ne, por edhe në media ka thënë se do të shikohet dalja në një listë. Kjo është shumë e vështirë. Kjo është shumë e ngushtë, që mund të gjejmë vend në një listë që mund të garojmë. Unë mendoj se dalja në dy lista, LSI më vete, dhe PD-ja me aleatët do ishte varianti më i mirë.
Nëse jo, ndoshta mund të dalim në tre lista. Dalja me një listë është e disfavorshme mendoj unë. Është opsion me dalë vetëm, por është vështirë me këtë kod të ri. Dalja vetëm të penalizon, sepse nuk ke as komisioner dhe as numërues. Varianti më i mirë është dalja me dy lista. Kontratat dhe negociatat ne i kemi bërë me Lulzim Bashën”, theksoi ai për Euro News.
Diskutime rreth kësaj post