Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri. Për avokatin të korruptuarit në vend nuk do të shkojnë deri në kandidimin për zgjedhje pasi sipas avokatit para 25 prillit, kur janë parashikuar të mbahen zgjedhjet do të ketë lëvizje të rëndësishme.
Nëse kjo nuk ndodh, Shqipëria sipas Ngjelës shkon drejt degradimit
“Nuk mendoj se këta do të lihen deri në zgjedhje. Nëse këta shkojnë në zgjedhje pa goditjen penale të antikorrupsionit, Shqipëria shkon drejt degradimit. Gjendja e rëndë ekonomike në Shqipëri është pasojë e klasës politike”, tha avokati Ngjela për televizionin A2.
Diskutime rreth kësaj post