Avokati Spartak Ngjela është shprehur se negociatat me Bashkimin Europian do të hapen vetëm kur të nisë lufta kundër korrupsionit.
“Nuk janë përmbushur të gjitha detyrat, nuk ka filluar lufta kundër korrupsionit. Të hapësh negociatat me BE duhet të fillojë investimi i nivelit të gjerë. Si mendoni ju, me këtë korrupsion BE do të investojë që paratë t’i fusin në xhep të korruptuarit? E gjithë çështja është se këtu nuk ka filluar lufta antikorrupsion në nivele të larta, kjo është “Thembra e Akilit”.
Nëse kjo nuk ndodh, asnjëherë nuk do të jemi afër Europës. Shkaku është niveli i lartë i korrupsionit dhe mospërfundimi i reformës në drejtësi. Këtu nuk mund të fillojë investimi i BE, kur ata e dinë që këtu 90% e klasës politike është e korruptuar. Le të fillojë lufta kundër korrupsionit në nivele të larta nëpërmjet Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme dhe do të shikoni që negociatat do të hapen menjëherë. BE e pësoi me Rumaninë dhe u pendua”, – u shpreh Ngjela në A2.
Diskutime rreth kësaj post