Ardhja e Biden si president në Amerikë e ka tulatur politikën serbe, kështu ka delaruar në një intervistë në A2 Spartak Ngjela. Avokati është ndalur tek zhvillimet e fundit që po ndodhin në Kosovë.
“Shikojeni fytyrën e Vucic. Ardhja e Biden e ka dëmtuar jashtë mase Serbinë. Ardhja e Biden është një arsye, ndërsa e dyta, po vazhdon me ritme të mira ngritja e armatës së ushtrisë së Kosovës. Kjo ka shqetësuar edhe Serbinë edhe Rusinë, por amerikanët dhe NATO nuk kanë çarë kokë fare”, tha ai.
Më tej, ai foli edhe për ish-drejtuesit e UÇK-së të cilët po përballen me drejtësinë në Hagë, e për të cilët u shpreh se Perëndimi e ka marrë Kosovën me luftë dhe nuk ka interes të dënojë të pafajshëm.
“Goditja që iu bë klasës politike duhet të shikohet me një sy realist. Nuk ka interes Perëndimi për të goditur të pafajshëm në Kosovë, kur ai Kosovën e ka marrë atë me luftë, duhet të flasim hapur. Politika shqiptare e ka defekt shitjen e interesit kombëtar, e ka defekt korrupsionin. Në anën tjetër, nëse ata janë marrë me krime, është një pastrim që i bëhet politikës shqiptare në të dyja krahët. Ka koneksion të madh politik dhe shpirtëror sot mes Prishtinës dhe Tiranës”, tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post