Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i pyetur nëse ka një mundësi që PAA të jetë në një koalicion me LSI, shprehet prerë se janë zero diskutimet e bëra për këtë.
“Ky opsion nuk ka qenë i shtruar. Ne nuk kemi negociata me Kryemadhin, deri tani zero. Ne negociatat i kemi me PD-në. PAA në të gjithë qarqet e Shqipërisë tenton të nxjerrë i shkon afër, minimalisht ka nja 30 mijë vota. Në qarqet mëdha ne duam kandidatëve. Nëse ka 30 mijë vota pse nuk mund të pretendojmë ne të kemi deputet. Nëse PD e nuk e sheh PAA-në në një marrëdhënie reciproke natyrisht që nuk rri unë. Në çdo marrëdhënie ka një lloj dinjiteti. Nëse ky mungon unë nuk rri. Kushtet nuk mi vë askush mua, as PD dhe as PS”, tha Duka për Report Tv.
Sa i përket një lajmi të dalë pak ditë më parë për një takim me Presidentin Ilir Meta dhe nëse është diskutuar për bashkëpunimin e mundshëm, Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste përgjigjet se ka qenë takim rastësor.
“Kjo ishte një mënyrë interpretimi shumë banal. Kam 20 vite që merrem Në ishim në një drekë jashtë Tiranë me një gurp miqsh. Rastësi që erdhi Meta dhe kemi bërë çdo lloj muhabeti tjetër përveç politikës. Negociata me LSI-në ne jemi zero. As nuk është parë si opsion që ne të jemi në një aleancë me LSI-në. Ne thjesht kemi bërë diskutim për situatën politike por jo për marrëveshjet”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post