Reperi i njohur, Stresi i ftuar në spektaklin “Binjakët”, është përgjigjur për herë të parë e të fundit disa pyetjeve në lidhje me Noizy-n.
Stresi ka thënë se nuk do të bashkëpunoj kurrë me atë dhe tha se ai nuk i shet parimet e tij.
“Unë jam një djalë dhe kam parime shumë të forta dhe parimet e mia nuk i blen sot e 1000 vjet. Të ma mbushësh këtë sallën plot me lekë mua nuk më blen dot. Bashkëpunimet janë shumë të rëndësishme në jetë por do të thosha që jo (Për bashkëpunim me Noizy-n). S’bëhet kurrë”, – u shpreh Stresi.
Më tej Stresi tha: “Na kanë ngelur kot këto histori, kemi qenë adoleshentë, secili vazhdon rrugën e tij. Unë s’kam punë me asnjë, me gjithë estradën shkoj shumë mirë, unë nuk i bie askujt në qafë”.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post