Një shqiptar nga Kosova që jeton në Zvicër ka bërë një gjest shumë bujar që ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave zvicerane.
Eduard Latifi gjeti një çantë të braktisur para një dyqani të premten e kaluar.Latifi ishte me gruan dhe djalin e tij të vogël në Arbon të “Premten e Zezë” kur para një dyqani vërejti një çantë me ngjyrë të kuqe.
“Unë menjëherë mendova se dikush e kishte humbur atë. E hapa për të parë nëse kishte diçka të dyshimtë. Kur e hapa, pashë se kishte shumë para në të.Më zuri paniku kur pashë të gjitha ato para. Gruaja ime më tha që të qetësohem. Prita për disa minuta aty me idenë se pronari mund të kthehej dhe ta merrte në të njëjtin vend. Më pas u nisa në Polici dhe e dorëzova çantën”, – ka thënë shqiptari.
Për këtë gjest shembullor që bëri, Latifi ka njoftuar se pronarja e çantës i kishte lënë 100 franga bakshish. Policia e kantonit të Thurgau e ka konfirmuar rastin.
“Pronari i çantës së kuqe është një grua e moshuar. Ajo ishte në gjendje të identifikonte veten si pronare të parave dhe ne i dhamë asaj çantën dhe përmbajtjen e saj”, ka thënë zëdhënësi i policisë.
Diskutime rreth kësaj post