Qeveria greke ka marrë vendim që të mbajë të mbyllur kufirin grek deri më 14 dhjetor, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se do të lejohen të futen në Greqi turistë nga Bullgarinë vetëm nga pika kufitare e Kulata, por personat duhet të jenë të paisur me testin negative për Covid-19 që duhet të jetë i bërë 72 orë para hyrjes.
Vetëm një kategori e caktuar e personave me test negativ PCR do të lejohet të kalojnë nëpër pikat kufitare, Kakavija me Shqipërinë, Eusoni me Maqedoninë e Veriut dhe Kipi me Turqinë.
Këto pika kontrolli do të jenë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 11 pasdite.
Kamionët që transportojnë mallra mund të kalojnë nëpër 4 pika kufitare me Bullgarinë dhe përmes një kalimi kufitar me Maqedoninë e Veriut, Turqinë dhe Shqipërinë, shoferët e tyre nuk duhet të kenë një test negativ PCR.
Diskutime rreth kësaj post