Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka dekalraur se opozita ende nuk ka vendosur se me çfarë liste do të dalë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Ai thotë se ata tani janë në limite dhe shumë shpejt do të ketë një vendim.
“Jemi në limite. Mendoj që së shpejti do të kemi një vendim përfundimtar. Opozita ka një marrëveshje të prillit të kaluar që do të hyjnë së bashku në zgjedhje por ka qenë një kod tjetër zgjedhor në atë periudhë. Me këtë kodin e ri zgjedhor ngushtohet numri i kandidatëve dhe vështirësohet natyrisht negociata. Por brenda pak kohësh do të arrijmë në një vendim përfundimtar.
E rëndësishme është që kemi një marrëveshje parimore. Ne duhet të ndërmarrim para publikut shqiptar një zotim politik për të ardhmen e bashkëpunimit të opozitës. Mund që nëse dalim me dy lista të krijohet opinioni sikur opozita është e përçarë. Ndaj duhet një zotim publik për bashkëpunim në të ardhmen. Me sa di unë edhe janë të pavendosur nëse dalin me një apo 2 lista. Z. Basha mendon se mund të shkohet edhe me një listë. Për mua është shumë e vështirë të dilet me një listë. Nuk ka asgjë të keqe nëse dilet me 2 lista, një e LSI dhe një tjetër e PD dhe aleatë. Egoja e LSI është diçka më e madhe, ka një ego sepse futet në partitë e mëdha”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post