Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka pësuar fraktura në këmbën e tij të djathë të shtunën ndërsa luante me qenin e tij dhe me shumë gjasa atij do t’i duhet të mbajë veshur një këpucë ecjeje gjatë javëve të ardhshme
“Grafitë fillestare nuk treguan fraktura të dukshme, por stafi mjekësor urdhëroi për një skaner më të detajuar ku dhe më pas u gjetën dy fraktura të vogla në mes të këmbës së tij të djathë”, shkruan në deklaratë doktori i tij, Kevin O’Connor.
Në pamjet që transmetohen në rrjetet sociale shihe presidenti i zgjedhur teksa çalon. Biden theu këmbën teksa luante me qenin e tij Major, një nga dy qentë e tij të cilin e morën pranë shtëpisë së tyre në vitin 2008.
Edhe presidenti aktual Donald Trump, i ka uruar shërimin të shpejtë me anë të një postimi në mediat sociale.
Biden, 78 vjeç do të jetë presidenti më i vjetër në historinë e SHBA, por gjatë fushatës ai e shmangu pyetjet në lidhje moshën e tij. Megjithëse në raportet e fundit mjekësore tregohet se të gjitha të dhënat e tij janë në nivele të pranueshme.
VIDEO:
Get well soon! https://t.co/B0seiO84ld
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 30, 2020
Diskutime rreth kësaj post