Presidenti i SHBA, Donald Trump vijon të theksoj se zgjedhjet e presidenciale që nxorën fitues demokratin Joe Biden, ishin të manipuluara.
“Këto kanë qenë zgjedhjet më të trukuara që ka njohur ndonjëherë historia amerikane, një mashtrim absolut”.
Në këtë formë presidenti iu rikthye retorikës së ditëve të para pas zgjedhjeve duke kundërshtuar procesin në shtete si Ëisconsin, Michigan, Pennsylvania dhe Georgia. Sipas republikanit Trump, “Biden nuk ka marre 80 milionë vota”.
Edhe njëherë ai u duk i vendosur për ta çuar deri në fund betejën që ka nisur. “Shpresoj të ketë ende një rrugë për të vërtetuar fitoren time, për të mirën e kombit, por është e vështirë për t’i dërguar provat tona para Gjykatës së Lartë, sepse kjo është një vendimmarrje e madhe për ta”.
Diskutime rreth kësaj post