Moderatori i njohur televiziv dhe radiofonik në RTSH, Andri Xhahu, ka qenë i ftuar ditën e sotme për një intervestë në emisionin “Ditë e Re”.
Xhahu është mjaft i njohur për publikun edhe për pjesëmarjen e tij prej shumë vitesh në komentimin dhe dhënien e pikëve në Eurovizion për Shqipërinë. Çdo vit dhënia e pikëve shkakton mjaft debat dhe komentohet gjatë dhe nga kritikët e muzikës.
Gjatë bisedës në studio Andri ka treguar se shpesh herë është paragjykuar nga qytetarët për dhënien e pikëve duke theksuar se nuk është ai që vendos për pikët po një juri përkatëse e cila fokusohet te materiali muzikor dhe jo në marrëdhëniet politike që mund të kemi me vendet e tjera.
“Ajo që ngjall debat edhe pa patur qëllim në vetvete është kur japim 12 pikët sepse vlerësohet kënga. I jepet 12 pikë Greqisë, ka patur shumë raste kur shumë pikë i kemi dhënë Serbisë dhe të nesërme mua më shkruajnë “Si nuk të vjen turp që i dhe 12 pikë Greqisë?”, sikur ja jap unë. E para është një juri pastaj vlerësohet kënga nuk vlerësohen marrëdhëniet politike që ne kemi me Greqinë dhe Serbinë.”
Diskutime rreth kësaj post