Lideri i partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi ka sulmuar me anë të një postimi në rrjetet sociale politikën shqiptare në rastin e homazheve të 29 Nëntorit, veçanërisht ato partitë e mëdha, në pozitë dhe opozitë, që sipas tij tashmë identifikohen si të majtë apo të djathtë vetëm në raste të tilla.
Reagimi i Patozit:
“29 NËNTORI, SI E VETMJA GJË QË U KA MBETUR PËR T’U IDENTIFIKUAR
Fakti që shtyjnë njëri-tjetrin për t’u shprehur publikisht çdo 29 nëntor, madje edhe në kohë pandemie apo tërmeti, është shumë kuptimplotë dhe vetëdemaskues.
Do të thotë se është e vetmja gjë, që u ka mbetur për t’u identifikuar si të majtë apo të djathtë, pasi gjithçka tjetër e mendojnë dhe bëjnë njësoj. Dhe këtë na e kanë dëshmuar me prova dhe fakte të gjalla për gati tre dekada.
Ndaj edhe duhen injoruar, si kur e shajnë, ashtu edhe kur e ngrejnë në qiell 29 nëntorin, pa harruar asnjëherë prej kaq shumë vjetësh.
Sepse një ditë në vit është shumë pak për t’i dalluar të ngjashmit nga njëri-tjetri, edhe sikur ato që thonë për 29 nëntorin t’i kishin me sinqeritet dhe pa hipokrizi të shpifur politike.”, ka shkruar Patozi.
Diskutime rreth kësaj post